Aktori i njohur Bruce Willis prej më shumë se një viti vuan nga demenca frontotemporale, një sëmundje kjo e cila shkakton probleme shëndetësore dhe vështirësi në të folur.
Mirëpo gjendja shëndetësore e aktorit mesa duket dita ditës po vazhdon të përkeqësohet.
Ka qenë vetë bashkëshortja e tij Emma Heming Willis e cila së fundmi përmes një postimi në Instagram tregoi se gjendja shëndetësore e Will nuk është mirë.
Ndër të tjera Emma rrëfeu edhe vështirësitë me të cilat ajo po përballet çdo ditë teksa kujdeset për bashkëshortin e saj.
“E di që më duket sikur jam duke jetuar jetën time më të mirë. Më duhet të bëj një përpjekje të vetëdijshme çdo ditë për të jetuar jetën më të mirë që mundem. Unë e bëj këtë për veten time, e bëj këtë për dy fëmijët tanë dhe Bruce. Ata nuk do të donin që unë të jetoja ndryshe. Kështu që unë nuk dua që të keqkuptohet se jam mirë. Jo. Unë nuk jam mirë.”– ka shkruar Emma.



