Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është një ndër këngëtaret më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Disa muaj më parë ajo është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Theo Mal.
Mirëpo së fundmi artistja ka postuar një video në InstaStory, ku për herë të parë ka ndarë me 700 mijë ndjekësit e saj në Instagram problemet me emocionet që ka hasur gjatë periudhës së shtatzanisë dhe pas lindjes.
“Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime kishte nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?’. Por tani që jam qetësuar dhe jam me një pozicion tjetër, jam marrë me veten shumë emocionalisht dhe psiqikisht, kam lexuar shumë libra psikologjikë dhe kam dëgjuar shumë video për energji pozitive dhe s’i me ngreh energji pozitive”, ka rrëfyer Fifi.



