Një vajzë nga Kosova ishte pjesë e “The Voice Australia 2023”, e cila me performancën e saj ka habitur jurinë, mes të cilëve edhe këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora.
16-vjeçarja Sihana Haxhnikaj performoi në audicionin e ‘The voice Australia’, duke sjellë në skenën këngën hit të yllit të pop-it Miley Cyrus ‘Nothing Breaks Like A Heart’, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtares nga Kosova Rita Ora, e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj.
Kur Rita Ora e pyeti nga je, 16 vjeçarja iu përgjigj: Nga Kosova!
‘Zemër si je?’, e përshëndeti Rita në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm.



