Pas bujës së madhe të filmit të “Barbie” edhe aktorja kryesore Margot Robbie, duket se po korr goxha sukses në karrierën e saj.
Sipas një raporti të gazetës ‘Marca’, pas pamjeve në film që tregojnë këmbët e Margot Robbie, ylli ka pranuar një ofertë profesionale për të shitur fotot e shputave të saj.
Në veçanti, platforma online “Fun With Feet”, ku mund të shkëmbehen foto këmbësh me të tjerët, i propozoi aktores.
Në një letër dërguar Margot Robbie-t, një prej administratoreve të platformës, me pseudonimin “Liz” i sugjeronte aktores që të punonte me ta për të krijuar përmbajtje në lidhje me filmin “Barbie”.
Në fakt, ai i ofroi asaj një bonus fillestar prej 500,000 dollarë. “E dashur Margot, emri im është Liz dhe bëj mijëra dollarë duke shitur foto të këmbëve në Fun With Feet. Gjithashtu, ju ngjaj shumë. Barbie janë të gjitha femra, por ne jemi edhe Barbie të vërteta, stereotipisht e kam fjalën”, nis letra.
“Do të doja të punoja së bashku në përmbajtjen e frymëzuar nga Barbie pasi do të na sjellë miliona. Plus, Fun With Feet po ofron t’ju japë një bonus prej 500,000 dollarësh për të filluar. Nëse jeni dakord, ne mund të përfitojmë si nga ngjashmëria jonë ashtu edhe nga obsesioni i botës me të gjitha gjërat Barbie, falë këmbëve tona”, vazhdon letra.



