Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga miqësia me Kiarën tek planet për karrierë, Efi na i tregon të gjitha

Ish-banoja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes i ka dhënë fund diskutimeve mbi raportin e saj me Kiara Titon dhe aludimeve se mos një postim i saj, i bërë pak ditë më parë,  ishte kunjë për moderatoren.

Në një intervistë të dhënë  së fundmi për ‘Pushime on top’, Efi është shprehur se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë teksa shton se postimin e saj me ‘vape’e kishte për çështje pune.

‘Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë, atë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti dhe ai ishte epiteti im, nuk ka asgjë’, u shpreh Efi.

Ajo shprehet se kapitulli i ‘BBV’ është mbyllur, e se kërkon që të marrë vëmendje për gjëra të tjera e jo për të tilla veprime.

Unë e kam mbyllur atë kapitull. Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”, tha Efi.

Më tej Efi është pyetur dhe për marrëdhënien e saj me Mikelën, një tjetër ish-banore e BBV, njëkohësish edhe mike e saj, për të cilët u shpreh se nuk janë distancuar dhe se vazhdojnë të kenë miqësi.

Nuk jemi distancuar kurrë, por në momentin që rritemi nuk është më shoqëria si më arë, pasi secili ka punët e veta. Kemi marrë drejtimet tona por nuk që kemi prishur shoqërinë”, u shpreh ish-banorja e BBV.

E pyetur lidhur me karrierën e saj televizive, dhe nëse do ta shohim në ndonjë program televiziv, Efi u shpreh se nuk ka asgjë në planet e saj dhe se tashmë është e fokusuar në biznes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X