Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

A po e ‘konkurron’ Luizin në muzikë? Maestro flet pa ‘dorashka’ dhe tregon marrëdhënien me Luizin

Këngëtari dhe dirigjenti i njohur Armaldo Kllogjeri gjatë qëndrimit në “BBV” krijoi një miqësi me Luiz Ejllin, e cila u kris pasi ky i fundit i ngriti një ‘kurth’ duke bërë që ai të përjashtohej nga ky reality show.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka folur për marrëdhënien me këngëtarin shkodran.

I pyetur nga moderatori se ‘pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?’, Kllogjeri u shpreh se gjërat dhe konfliktet që kanë ndodhur në “BBV” i ka mbyllur që me mbarimin e spektaklit.

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X