Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Në karrocë dhe me krah të thyer, Gjon Karrica shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ja çfarë i ka ndodhur

Një ndër banorët më të përfolur të edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, Gjon Karrica ose ndryshe i njohur me emrin ‘Lugati’ i ka shqetësuar ndjekësit e tij me postimin e fundit.

Këngëtari publikoi një foto në InstaStory ku shihej i ulur në një karrocë me rrota dhe me krahun e thyer duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë i ka ndodhur.

Mirëpo në rrjet mësohet se, ish-banori i “BBV” ka humbur vetëdijen, gjë që i ka shkaktuar dhe lëndimet e rënda trupore.

Tashmë ai po merr trajtimet e duhura mjekësore në Zvicër.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Gjoni pësoi një sulm epileptik, ku më pas  u dërgua menjëherë në urgjencë. Pas kësaj, artisti u detyrua të hiqte dorë nga gara.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X