Angelina Jolie duket se është tipi i mamasë që do t’i mësojë fëmijët e saj të punojnë që të vegjël.
Këtë e gjë e ka nisur me të bijën, Vivienne, e cila do të jetë asistentja në prodhimin e ardhshëm filmik “The Outsiders”, në moshën 15-vjecare.
Por duket se arsyeja kryesore përse Jolie ka vendosur të punësojë të bijën nuk është “stili i prindërimit të rreptë”, por fakti sepse vajza i kujton të ëmën e ndjerë dhe kontributin që mamaja e saj ka dashur të japë në art.
“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë. Ajo është shumë serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë”-tha Jolie.



