Andi Artani dhe Gresa Hoti u njohën dhe krijuan një romancë dashurie brenda “BBV”, të cilën dyshja e vazhduan edhe pas daljes nga ky reality show.
Historia e tyre e dashurisë ka qenë ndër ato më të komplikuara, pasi shpesh herë veprimet e tyre nxitin aludimet e publikut se dy ish-banorët janë ndarë.
Ndonëse ndarja nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri, prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Mirëpo modelja ka nxitur dyshimet e fansave se ajo ka rigjetur sërish dashurinë.
Teksa ndodhet me pushime në Greqi, Gresa ka postuar një foto në Instagram krah një mashkulli identiteti i të cilit akoma nuk është bërë publik, ndërsa ky veprim i saj ka nxitur audimet se dyshja janë në një lidhje së bashku.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse dyshja janë shokë apo mes tyre ka diçka më shumë.



