Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Lady Gaga dhe i dashuri i saj Michael Polansky janë ndarë.
Mirëpo së fundmi dyshja janë parë bashkë në Studio City, duke shtuar kështu dyshimet e fansave të saj se ata janë pajtuar me njëri-tjetrin.
37-vjeçarja kishte veshur një fund të shkurtër në ngjyrë të zezë dhe një xhaketë sportive lëkure.

Ndonëse dyshja janë ndarë që tre vite, disa muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se ata mbajnë raporte të mira miqësore me njëri-tjetrin.
Megjithatë, kjo është hera e parë që ata janë parë së bashku, duke dëshmuar se Gaga dhe Polansky janë vërtet të afërt.



