Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Ozuna tradhton bashkëshorten me aktoren e njohur

Viti 2023 do të mbahet mend gjithmonë si viti i ndarjeve të shumë çifteve të njohura të showbizit.

Kësaj liste së fundmi i është bashkuar edhe këngëtari i njohur i muzikës latine Ozuna.

Dyshohet se ai ka tradhtuar bashëshorten e tij, Genesis Guzman me aktoren Klaudia Bavel , sipas Marca.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Jordi Martin gjatë emisionit televiziv “Amor y Fuego”.

Martin është gazetari që zbuloi krisjen e marrëdhënies së Gerard Pique me Shakirën.

Sipas gazetarit e dashura e re e këngëtarit quhet Claudia Bavel dhe dyshja kanë vazhduar aferën prej 8 muajsh.

“Një marrëdhënie që vazhdon prej tetë muajsh në fshehtësi”, deklaroi Jordi Martin, i cili gjithashtu guxoi të shfaqte bisedat në një aplikacion mesazhesh të çastit mes këngëtarit dhe aktores, e cila quhet Claudia Bavel. Në këto biseda, Ozuna e quan Claudia Bavelin si “bebe” dhe si dëshiron ta shikojë. Përveç kësaj, Gazetari tregoi gjithashtu se këngëtari e kishte gënjyer atë duke thënë se ishte ndarë nga gruaja. Ndërsa bëhet e ditur se Claudia Bavel i ka treguar Jordi se:

Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra. Më tha se ishte ndarë dhe në një vend ku u takuam e pashë duke u puthur me partneren dhe më tha se ishte dado, pavarësisht se ishte nëna e fëmijëve të tij dhe kaq. Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra që nga dita e parë. Në tetor të vitit 2022 filloi, kur e bëra ‘tag’ në Instagram dhe ai m’u përgjigj dhe më ripostoi. Ndihem mjaft e mashtruar nga ai. Rashë në dashuri me të dhe ndihem e tradhtuar.- ka rrëfyer Klaudia.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X