Megjithëse në edicionin e parë të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, pjesë e jurisë erdhi posaçërisht nga Italia balerini Kledi Kadiu, duket se kësaj here do të ketë ndryshime.
Kryefjala shkruan se për shkak të angazhimeve të shumta me Maria De Filipi-n në “Canale 5” dhe shkollës së tij të baletit, Kledi e ka refuzuar këtë vit ftesën për të qenë pjesë e jurisë në “Top Channel”.
Ndaj, ky pozicion ka mbetur i hapur për balerinin Ilir Shaqiri.



