- Advertisement -..
Përdoruesit e Snapchat janë shprehur të habitur kur zbuluan se ‘My AI’ po postonte ‘story’, të cilat supozohet të jenë të aksesueshme vetëm për përdoruesit e rregullt. Madje shumë njerëz janë të shqetësuar për këtë ngjarje të çuditshme.
Snapchat na lejon të publikojmë “stories”, ashtu si rrjetet e tjera sociale; ‘Story’-t janë në thelb foto spontane të disponueshme për t’u parë për 24 orë. Megjithatë, përmbajtja e postuar nga roboti po merr gjithashtu vëmendje, pasi “My AI” i Snapchat dukej si një përdorues i vërtetë.