Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Goditi Bebe Rexhën me telefon, 27-vjeçari del para gjykatës

Fans i cili hodhi telefonin e tij në drejtim të yllit të muzikës pop, Bebe Rexha – duke e goditur atë në fytyrë gjatë një koncerti në Manhattan gjatë muajit qershor – ka dalë para gjykatës së fundmi.

“Unë parashikoj një zgjidhje pa gjyq, me të gjitha akuzat penale që përfundimisht të hiqen”, tha avokati i tij.

Malvagna, 27 vjeç, kishte veshur një kostum të zi, ndërsa fshihej pas një maske. Në gjyq ishin edhe prindërit e tij të cilët u përpoqën ta mbronin atë nga gazetarët dhe fotografët.

27-vjeçari ka thënë se po përpiqej t’ia hidhte telefonin Bebe Rexhës në mënyrë që ajo të bënte një fotografi me telefonin e tij kur e goditi atë gjatë performancës – duke e lënë të gjakosur, me sy të nxirë dhe më pas me disa qepje.

Gjatë gjykimit të tij muajin e kaluar, prokurorët e Manhatanit thanë se Malvanga u tha policëve se ai thjesht po përpiqej të bëhej pjesë e një trendi në TikTok, siç është realizimi i videove të këngëtarëve nga telefonat që fansat ua japin në skenë.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i Malvagna ishte që Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kthente atë në një kujtim. Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i tij për të lënduar artisten”, tha Spodek në një deklaratë në atë kohë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X