Këngëtari i njohur Alban Ramosaj është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar.
Ai i ka befasuar së fundmi ndjekësit e tij, teksa ka treguar se do të heqë dorë nga muzika.
Në postimin e publikuar në Instagram Albani ka bërë një shkrim të gjatë, ndërsa ka njoftuar fansat e tij mbi vendimin që ka marrë që sipas tij nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi fjalët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm”, ka shkruar Albani ndër të tjera.




