Këngëtarja kosovare Mbresa Hajrullahu ishte një ndër konkurentet më përfolura dhe më të forta të “Big Brother Vip Kosova”, e cila arriti të bëjë për vete një publik të gjerë duke shkuar kështu në finalen e këtij reality show.
Përsa i përket jetës personale ajo ishte shumë diskrete, teksa shpesh herë gjatë qëndrimit në këtë spektakël ajo tregonte se nuk kishte kohë për dashurinë dhe nuk ishte gati për një lidhje pasi ishte shumë e fokusuar tek karriera muzikore.
Mirëpo mesa duket ish-banorja e ka gjetur shpirtin e saj “binjak”.
Mesa duket Mbresa ka nisur një romancë dashurie me menaxherin e VIP-ave, Faton Shoshi.

Sipas “Prive” dyshja janë në një lidhje serioze prej disa muajsh, teksa kjo media ka siguruar një foto të dyshes duke bërë ‘shopping’ në Shkup.

Kujtojmë që në gusht të këtij viti qarkulloi lajmi se menaxheri i VIP-ave, ishte në një lidhje me modelen seksi, Gresa Hoti.
Ndërsa në momentin që lidhja u bë publike, ai publikoi foto të ndryshme me të në rrjetin social “Insagram”. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe lajmin e konfirmoi vetë ai për revistën “Story”.



