Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Ndahet nga jeta kantautori i mirënjohur i muzikës italiane, Toto Cutugno

Kantautori i mirënjohur italian Toto Cutugno, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Legjenda e muzikës italiane, do të mbahet mend mes të tjerave edhe për këngën e famshme L’italiano. Gjithashtu në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Për ndarjen nga jeta të Toto Cutugnos ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Ishe një Italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të lë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve 🇦🇱💔🇮🇹 Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte privilegj të jetoja njëkohësisht me një legjendë si ti🙏”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X