Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Serena Williams bëhet sërish nënë, sjell në jetë vajzën e dytë

Serena Wiliams ka mirëpritur ardhjen në jetë të vajzës së saj të dytë me bashkëshortin Alexis Ohanian dhe ka publikuar një video të vogëlushes në TikTok.

Ikona e tenisit, e cila në fillim të muajit zbuloi gjininë e fëmijës, ka publikuar një video ku shfaqet vet ajo së bashku me bashkëshortin, vajzën e saj 5-vjecare Olympia dhe foshnjen e sapoardhur në jetë, të quajtur Adira River Ohanian.

Bashkëngjitur postimi të saj Serena shkruan: “Mirëseerdhe në jetë engjëlli im i bukur”.

Serena shfaqet e veshur me një fustan rozë, në nder të vajzës së sapoardhur në jetë, teksa shihet të shkojë pranë Alexis dhe e puth atë.

Ndërsa në një postim në Instagarm, ajo ka shkruar: “Jam shumë mirënjohëse t’ju raportoj se shtëpisë sonë i është bashkuar me shumë dashuri një vajzë e vogël, e lumtur dhe shëndetshme dhe gjithashtu një nënë e lumtur dhe e shëndetshme”.

Lojëtarja e tenisit dhe bashkëshorti i saj janë takuar për herë të parë në një hotel në Romë, në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe kanë vijuar të shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Ata konfirmuar fejesën e tyre në dhjetorin e vitit 2016 dhe sollën në jetë vajzën e tyre Olympia, shtatorin e vitit pasardhës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X