Britney Spears dhe bashkëshorti i saj i larguar, Sam Asghari, kanë arritur një marrëveshje se si të ndajnë pesë qentë e tyre mes divorcit të bujshëm, raporton TMZ.
29 vjeçari thuhet se është tani pronari i vetëm i Dobermanit të çiftit, Porsha, të cilin ai e bleu si mbrojtje për këngëtaren “Toxic” në tetor 2021.
Spears, nga ana tjetër, do të marrë kujdestarinë me kohë të plotë të katër qenve të tjerë.Gazeta raporton se të dyja palët janë “të lumtura” me marrëveshjen se si u ndanë qentë.
Javën e kaluar, një burim i tha Daily Mail se Spears, 41 vjeç, po refuzonte t’i jepte kujdestarinë e qenve të saj modelit.
Asgahri bëri kërkesë për divorc nga Spears javën e kaluar pas vetëm një viti martesë , duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes.
Aktori thuhet se ka akuzuar këngëtaren e “Womanizer” se e ka tradhtuar me një punonjës në shtëpinë e saj.



