Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më në zë të momentit, ku koncertet e saj janë shumë të frekuentuara nga të rinjtë. Këtë verë ajo ka sjellë disa projekte muzikore të suksesshme në bashkëpunim me disa këngëtarë të tjerë.
Por duket se gjërat po i shkojnë ”vaj” edhe në jetën personale. Pas ndarjes nga lidhja disa vjeçare me Dj Geek, të cilit i dedikoi edhe hitin “F*ck You”, këngëtarja duket se ka gjetur edhe dashurinë e re.
Pak kohë më parë këngëtarja u përfol se u gjeti dashurinë e re në krah të biznesmenit Kreshnik Gjergji, por duket se një postim në Insastory i ka dhënë fund zërave.
Dafina shfaqet në foto në krahët e biznesmenit, edhe pse nuk e ka publikuar fytyrën e tij.

Po ashtu ajo gjatë mbrëmjes së djeshme posto në rrjetin social disa foto me mbishkrimin “Date Night”.



