Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës. Por diçka duket se ka ndodhur.
Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.
Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara. Por ajo që dihet sigurt është se Ledri pak ditë më parë ndezi rrjetin me komentin e tij për këngën e re të Dafinës.
Në një status ajo shkruan se ka vendosur tu bëjë ‘unfollow’ dhe të mbyllë marrëdhëniet me njerëz që ajo i ka respektuar, ndërkohë ata sipas saj, kanë bërë të kundërtën për vëmendje.
“Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.“




