Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas ndarjes nga Sam Asghari, Britney kapet ‘mat’ duke shëtitur me mashkullin misterioz në rrugët e LA

Britney Spears është kreyefjala e titujve të medias rozë përgjatë kë tyre ditëve, pas ndarjes së bujshme nga ish-partneri i saj Sam Asghari.

E teksa tashmë vëmendja është nonstop tek ylli i popit, ajo është fotografuar së fundmi nga paparacët nën shoqërinë e një burri misterioz në rrugët e LA.

Në një seri fotografish të shkrepura, Britney u pa duke lëvizur rreth Calabasas me Mercedesin e saj të bardhë, e shoqëruar nga një burrë i paidentifikuar.  Dhe pse nuk dihet ende se cili është mashkulli që po e shoqëron yllin, disa mendojnë se mund të jetë partneri më i ri i këngëtares.

Britney aktualisht po lundron në ujërat e rrëmujshme të divorcit me modelin. Të dy ishin mishërimi i ëiftit perfekt, por duket se historia mes tyre mori një kthesë të papritur. Thashethemet thonë se Sam zbuloi tradhinë e pretenduar të Britney me një punonjës të stafit në shtëpinë e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X