Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

“Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë”/ Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i japin fund edhe bashkëpunimeve

Javë më parë, u raportua se pas ndarjes personale, në fund të verës vjen edhe ndarja profesionale mes Dafinës dhe DJ Geek.

U tha se me të mbaruar turi veror, Geek, me vendim të Dafinës, do të largohet nga ekipi dhe kështu ka ndodhur.

Lamtumirën, DJ-i e ka dhënë përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjete sociale.

Ai shprehet:

‘Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu. Ky ishte shou i fundit për mu në ekipin e Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht. Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës.’

Me të mbaruar koncerti i fundit, Dafina dhe Geek kanë ndaluar edhe së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Gjurmët Geek-ut i janë zhdukur edhe nga platformat sociale të Moneyz ku kanë qenë të publikuara video projektet e tij muzikore.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X