Ndonëse është distancuar nga koncertet, Greta Koçi është shumë aktive në dasma. Sidomos këtë verë këngëtarja ka kënduar në shumë gëzime familjare të shqiptarve këngën e saj hit “Motra ime” dhe jo vetëm.
Edhe së fundmi ajo ka kënduar në një dasmë, nga ku janë ndarë video të shumta në rrjetet sociale. Mirëpo në këto video të ndara mbizotërojnë komentet negative mbi veshjen e Gretës.
Këngëtarja duket me një kostum me printe dhe atlete. Pikërisht kjo ka bërë që komentuesit të shpërthejnë deri në ofendime.




