Adele ka ndërprerë performancën e saj ne Las Vegas për ta ndihmhar një fans që kishte probleme me sigurimin.
“A mund të ndalemi një minutë?”, tha ajo në mikrofon, duke mbajtur dorën lart.
“Çfarë po ndodh me atë të riun atje?”, pyeti Adele, duke shkuar në skaj të skenës dhe duke treguar fansin.
“Ai është shqetësuar shumë që kur kam ardhur unë. Çfarë po ndodh me të?”, theksoi tutje ajo.

“Po, ti me dorën lart! Ti, me shkopin në dorë! Po ai!”, i drejtoi ajo punonjësit të stafit.
Ajo kërkoi të dinte: “Çfarë po ndodh? Pse po e shqetësoni?”.
“A mund ta lini të qetë, ju lutem?”, pyeti ajo.
Adele vazhdoi t’i kërkonte falje turmës për ndërprerjen e këngës.



