Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

I dha flamurin Rita Orës, flet i riu serb: Më befasoi ajo, ma mori atë nga dora

Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet, kur këngëtarja Rita Ora i merr fansit flamurin serb. Ndërkohë i riu serbo-hungarez ka folur për herë të parë për mediat, ndërsa shprehet se këngëtarja e mori vetë flamurin dhe e hodhi në qafë.

Djali me emrin Borivoje ka treguar për “Telegrafi” se nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, dhe për këtë arsye e kishte sjellë flamurin në koncert.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem. Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, vazhdoi me tej i riu.

Në fund ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë “se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita”.

“Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj”, ka përfunduar Borovioje.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X