Këngëtari i njohur Elton John është shtruar në spital për disa orë rradhazi pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice, Francë.
76-vjeçari u transportua në spitalin “Princess Grace” në Monako, ku mori edhe trajtimin paraprak.
“Ditën e djeshme Eltoni është rrëzuar në shtëpinë e tij në jug të Francës, ndërsa shkoi në spital për të marrë ndihmën paraprake. Pas kontrolleve ai ka dalë sot nga spitali dhe është rithyer në shtëpi në një gjendje të mirë shëndetësore”- tha një përfaqësues i këngëtarit për Page Six.
John ka kaluar verën në vilën franceze me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy fëmijët e tyre pasi përfundoi turneun e tij “Farewell Yellow Brick Road” në fillim të korrikut.
John falenderoi fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij 50-vjeçare.
Në fillim të këtij muaji, këngëtari britanik u pa duke kaluar kohë me artistë të ndryshëm në St. Tropez, ndërsa u fotografua duke darkuar me Kevin Spacey pasi u lirua në gjyqin e tij për sulm seksual.



