Këngëtarja e njohur Adele është gati të bëhet sërish nënë. 35-vjeçarja ka treguar dëshirën e saj për të pasur një fëmijë tjetër teksa fliste me fansat e saj në ‘Weekends With Adele’ në Las Vegas të shtunën.
Adele është nënë e një djali 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Çifti finalizoi divorcin e tyre në prill 2019 dhe ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre.
Teksa i tregonte fansave se “është gati për tu bërë sërish nënë së shpejti”, Adele zbuloi se ka bërë dhe një listë emrash që ka menduar për t’ia vendosur fëmijës.
Në një video të postuar në TikTok, një fanse kërkon ndihmën e yllit për t’i vendosur një emër vajzës së saj që do të lindë së shpejti.
Më pas Adele i tha: “Dëshiroj shumë që së shpejti të bëhem sërish nënë. Në fakt, unë kam bërë një listë. Kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”.
Kur një fans tjetër e pyeti nëse ajo preferon “Spencer” apo “Parker”, Adele u përgjigj: Ndoshta Parker sepse Rich e pëlqen atë emër, duke iu referuar partnerit të saj aktual Rich Paul.



