Monday, December 23, 2024
spot_img

3 mënyra se si të ndalosh mendimet negative në lidhjen tënde

- Advertisement -..

E gjen veten shpesh duke menduar a ka të ardhme lidhja jote, apo sa janë mundësitë që të të lëndojë partneri/ja? Nëse po, të sjellim disa sugjerime si t’i ndalosh këto mendime negative dhe të shijosh përvojat që të dhuron e tashmja.

Bëj një pushim dhe lëre veten, mendjen dhe trupin ta ndiejë ankthin

Kjo do të të ndihmojë të identifikosh ndjesinë dhe origjinën e saj. Truri yt është mësuar të mendojë më të keqen dhe të të shtyjë të përjetosh emocione negative, të cilat duhet t’i identifikosh.

Më pas, shkruaj se si këto emocione ndikojnë në trupin tënd. Lejoje veten të ndiejë këto emocione dhe ta kuptojë se nuk po ndodh asgjë e rrezikshme.

Ji i/e qartë për atë që të frikëson

Ç’të frikëson realisht? Mendon se partneri/ja do të zgjohet një ditë dhe nuk do të të dojë më? Ke frikë se e ardhmja nuk të gjen me të? Ji sa më i/e qartë në frikën tënde, në mënyrë që ta kuptosh qartazi se pse prodhohen mendimet negative.

Sfidoji këto mendime

Kupto që nuk mund të mërzitesh për diçka, nëse ende nuk ka ndodhur. Çdo ditë bëj diçka që i sfidon mendimet e tua dhe rikujtoi vetes se të gjithë fuqinë e ke ti. Ti e kontrollon mendjen, jo e anasjellta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X