Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Rikthehet Julka Gramo ja emisioni ku do e shohim

Prej vitesh, Julka Gramo është një moderatore radiofonike, ku me zërin e saj të ëmbel, ka shoqëruar për një kohë të gjatë të gjithë ata që preferojnë të dëgjojnë radio. Por duket se ka ardhur momenti që Julkën ta shohim edhe në ekran si moderatore, ku sërish me ëmbëlsinë e saj, do bëjë për vete shikues të shumtë.

Julka Gramo do të jetë një nga prezantuest e programit “Në Shtëpine Tonë”, së bashku me Alban Musa dhe Linda Fisha. Ky lajm është bërë publik përmes një postimi në Instagramit zyrtar të Top Channel, ku njoftohet se programi do të nisë nga 11 Shtatori, në orën 10:00.

Nga ana tjetër, Julka ka publikuar gjithashtu këtë promo të programit, bashkangjitur të cilit shkruan:”Mirësevini “Në Shtëpinë Tonë” plot energji pozitive, ku punët do të jenë gjithmonë të bëra dhe dreka gjithmonë gati. Shumë e lumtur të jem pjesë e këtj rrugëtimi së bashku me Alban Musa dhe Linda Fishta, si edhe të gjithë skuadrën. Shihemi më 11 Shtator në Top Channel”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X