Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Karol G akuzohet për plagjaturë në një nga këngët e saj, paditësi i kërkon artistes 3 milionë dollarë dëmshpërblim!

Muzikanti dhe kompozitori amerikan ubano-amerikan Rene Lorente ngriti një padi në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Puerto Rikos të martën kundër këngëtares  kolumbiane Karol G , duke e akuzuar atë për plagjiaturë në këngën ‘Don’t Be Shy’, të cilën ajo e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto .

Sipas dokumentit gjyqësor të lëshuar nga autoritetet, artistja është paditur për shkelje të së drejtës së autorit dhe plagjiaturë.

Sipas paditësit kjo është një këngë origjinale e kompozuar vitin në 1998 dhe titullohet  ‘Algo Diferente’, të krijuar nga Rene Lorente .

Rene Lorente kërkon 3 milionë dollarë nga Karol G

Artisti ka kërkuar që të paguhet 3 milionë dollarë “për dëmin emocional qëi kanë shkaktuar, poshtërim dhe dëmtim të reputacionit”.

“Nëpërmjet një analize të detajuar të elementeve muzikore, lirike dhe strukturore të të dyja këngëve, është konstatuar se ka ngjashmëri të pamohueshme domethënëse që shkojnë përtej kufijve të ndikimit të përbashkët apo rastësisë”, thuhet në dokumentin e padisë së paraqitur në gjykatë.

“Në sferën artistike, ‘rastësitë’ janë shumë të pamundura. Prandaj, çdo ngjashmëri që është tërësisht derivative është thjesht plagjiaturë, kopjim, vjedhje, e të drejtave të autorit ose shkelje të së drejtës së autorit.”

Sipas raportit, ka “elemente dalluese melodike, progresione harmonike, struktura harmonike dhe lirike që dëshmojnë për një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis dy kompozimeve”.

Në këtë kontekst, teksti konkludoi se ka “prova thelbësore për të mbështetur pretendimet për shkelje të së drejtës së autorit dhe plagjiaturë, përdorim të paautorizuar, gjymtim të veprës, dëme morale dhe monetare”.

Karol G fitoi një çmim për “Don’t be shy”

Më 23 qershor, gjatë edicionit të tretë të Tu Musica Urbano Aëards, këngëtarja kolumbiane mori çmimin Top Crossover Song për ‘Don’t be shy’, së bashku me tetë çmime të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X