Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Gruaja e sulmoi se i dashuri po e shikonte, tifozja seksi rrëfen ngjarjen: Donte të më vriste

Tifozja më seksi e Kupës së Botës, Ivana Knoll, është sulmuar së fundmi nga një grua xheloze, e cila kapi të dashurin e saj teksa shikonte bukuroshen brune.

31-vjeçarja, e cila u bë kryefjalë e mediave rozë gjatë Katarit të vitit të kaluar teksa mbështeste vendin e saj, Kroacinë, bëri disa ditë pushime në Mykonos të Greqisë.

Gruaja e sulmoi se i dashuri po e shikonte, tifozja seksi rrëfen ngjarjen:

Por mesa duket pushimet nuk kanë qenë kaq relaksuese për të pasi ajo supozon se i ka ndodhur një sulm.

“Dje mbrëma u sulmova nga një grua e panjohur rreth të 40-ave teksa isha duke pirë çaj me miqtë e mi, duke menduar se nuk kam nevojë për siguri në këtë vend mjaft të sigurt”, ka thënë ajo në një postim në “Instagram”, duke shtuar: “Arsyeja që ajo më sulmoi ishte se i dashuri i saj më shikoi kur hyra në lokal”.

Sipas saj, gruaja në fjalë ka pritur tre orë e vetme në lokal derisa ajo të dilte nga aty dhe më pas t’a sulmonte.

Gruaja e sulmoi se i dashuri po e shikonte, tifozja seksi rrëfen ngjarjen:

“Unë as që e njoha atë në lokal. Për fat të mirë dy miqtë e mi e kapën dhe e mbajtën larg meje. Ajo ishte shumë e çmendur dhe tha se ‘donte të më vriste’. Mirë që erdhi policia dhe e mori atë në paraburgim”, ka thënë tifozja më seksi.

Ndërkohë nga postimet e tjera të saj në rrjetet sociale, nuk duket se ka ndonjë dëmtim të dukshëm si rezultat i sulmit të sopuzuar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X