Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip 2 është kthyer tashmë në një ndër emrat më të lakuar të momentit. Këngëtari i cili në shtëpi spikaste për humorin e tij shkodran dhe historinë e dashurisë me Kiara Titon duket se ka filluar t’i dedikohet plotësisht muzikës.
Ditën e djeshme Luizi ka treguar se projekti i ri muzikor është gati dhe se duhet të presim vetëm datën e publikimit të cilën vetëm pak çaste më parë e zbuloi vetë nëpërmjet një ‘video live’ në rrjetin e tij social Instagram. Kur ndjekësit që po e ndiqnin e pyetën se kur do të publikohet kënga e tij e re ai u shpreh:
Me ndihmë të Zotit, pasnesër del kënga. Publikohet me klip dhe ka dalë shumë e bukur, ishalla ju pëlqen edhe ju.



