Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Akuzohet për abuzim seksual, aktori i njohur spanjoll arrestohet në Festivalin e Filmit në Venecia

Aktori spanjoll Gabriel Guevara, i njohur për rolet e tij në filmin ‘My Fault/Culpa Mia’, u arrestua në Venecia pasi Franca lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të me akuza për abuzim seksual.

Policia e Venecias konfirmoi arrestimin, i raportuar fillimisht nga e përditshmja e Venecias La Nuova. Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e aktorit përpara se të fillojë procedura e ekstradimit.

Akuzohet për abuzim seksual, aktori i njohur spanjoll arrestohet në

Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin apo arrestimin. Guevara u arrestua një ditë përpara se të merrte çmimin për ‘aktorin më të mirë të ri’, të dhënë nga Filming Italy.

Ndërkaq, me lajmin për arrestimin e tij, Filming Italy anuloi çmimin. Guevara fitoi famë në vitin 2018 si Cristian Miralles Haro në sezonin e parë të “Skam España”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X