Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Vila24”, ku ndër të tjera ka folur më shumë për lidhjen me ish-banorin e “BBV” Kledi Hysa.
Teksa rrëfeu se është njohur me Hysën nga një shoqëri e përbashkët, artistja tregoi se familja e saj e ka pritur shumë mirë lidhjen e tyre, ndërsa shtoi se mami i saj e pëlqeu menjëherë sapo mori vesh për romancën e tyre.
“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në Instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin nuk kam asnjë plan “– tha këngëtarja.



