Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

E thumboi hapur sa i përket praktikimit të fesë, Fero shfaqet me Gold Ag dhe befasojnë të gjithë

Fero vazhdon të jetë ndër më të komentuarit madje edhe numri i ndjekësve të tij është shtuar dukshëm pasi deklaroi se po largohet përfundimisht nga muzika për t’ju përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Në intervistën e tij të vetme ku foli për ndryshimin drastik të jetës së tij mes tjerash ai i pyetur se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

Kjo u mor si thumb i hapur ndaj Gold Ag, i cili po ashtu është praktikues i fesë islame por vazhdon të jetë aktiv në muzikë.

Nga ky i fundit nuk pati asnjë reagim dhe kur u mendua se sapo filloi një “dramë” e re ata na befasuan duke u paraqitur së bashku.

“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, ka shkruar Fero teksa ka ndarë një foto me Arian Agushin dhe hoxhën Muhamet Dërmaku.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X