Friday, April 3, 2026
spot_img

Latest Posts

“Jam me një këmbë në varr”/ Modelja e njohur diagnostifikohet për herë të dytë me kancer

Modelja e njohur Linda Evangelista së fundmi ka treguar se 5 vite pasi trajtoi kancerin e gjirit i është nënshtruar për herë të dytë një operacioni.

Gjatë një interviste për “Wall Street Journal” 58-vjeçarja tha se kanceri i saj i gjirit u zbulua në vitin 2018 gjatë një mamografie vjetore.

Katër vite pas operacionit të saj, në korrik të vitit të kaluar ajo u diagnostikua sërish me kancer por këtë herë në muskulin gjoksor.

Duke folur për “The Super Models”, Linda tha tani gjendja e saj shëndetësore është më mirë, por jo e shkëlqyer.

Ndër të tjera modelja tregoi se doktori i saj i kishte thënë: “Epo, pasi të kthehet, ka një shans. E di që jam me njërën këmbë në varr, por kam besim.”

Evangelista u shpreh se ka dashur që për disa kohë mos ta bëjë publik lajmin për sëmundjen e saj.

“Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e dinin. Dhe unë thjesht nuk jam nga ata njerëz që ndajnë me publikun çdo gjë.“- tha ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X