Rihanna pak kohë më parë u bë nënë për herë të dytë. Ka pasur aludime të shumta për emrin e djalit të dytë. Duket se tradita vijon në familjen e tyre.
Sipas The Blast, çifti e kanë quajtur djalin e tyre Riot Rose Mayers dhe sapo e dëgjuam na u kujtua kënga e ASAP Rocky e titulluar ‘’Riot’’, e cila u publikua në korrik.
Duket se Rihanna ka favorizuar edhe kësaj radhe shkronjën e parë të emrit të saj, pasi edhe djalit të parë të tyre, emri i fillon me ‘R’: RZA Athelston Mayers.
Sipas certifikatës së lindjes, Rihanna lindi më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.



