Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë, kurorëzon marrëdhënien me partneren e tij

Këngëtari i njohur Charlie Puth i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, teksa ka treguar se është fejuar me të dashurën e tij, Brooke Sansone.

Ai ka publikuar disa foto nga dita e tij më e lumtur, ku ka treguar se çifti po argëtohen së bashku duke ngrënë pica.

Në njërën nga fotot shihet unaza e mrekullueshme e bukuroshes që i ka “rrëmbyer”  zemrën këngëtarit.

“Unë fluturova në Nju Jork për t’i kërkuar shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe ajo tha po. Unë jam versioni më i lumtur, më i mirë i vetes sime dhe gjithçka falë jush Brooky. Të dua pafundësisht, përgjithmonë e përgjithmonë”, ka shkruar Puth krahas fotove.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X