Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se pas ndarjes nga Bad Bunny, Kendall Jenner ka nisur një lidhje me futbollistin Kylian Mbappe.
Ndonëse asnjëri nga dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet, veprimi i fundit i yllit televiziv i ka shtuar akoma më shumë dyshimet për një romancë dashurie mes tyre.
Të gjitha motra Kardashian përveç Kourtneyt e cila është në pritje të ëmbël morën pjesë në koncertin e fundit të Beyonces, ndërsa me përjashtim të Jenner ato shoqëroheshin nga dikush.
Khloe dhe Kim sollën fëmijët e tyre, Kris Jenner ishte e shoqëruar nga i dashuri, ndërsa Kendall ishte vetëm.



