Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas nderimit që ia bënë Dardanët në Prishtinë, reagon Rita Ora

Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultat 2-2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët. Në krye të banerit ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

Kjo i ka rënë në sy edhe vet këngëtares, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”.

Ndërsa më pas, këngëtarja rishpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X