Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Së fundmi, është vënë re se artisti nuk i ndjek më në rrjetet sociale Arbana Osmanin dhe partnerin e saj Eduart Grishajn. Ky veprim i papritur i këngëtarit i ka habitur fansat e tij pasi shpesh herë artisti ka treguar se me moderatoren ka ruajtur një raport të mirë dhe pas përfundimit të spektaklit të madh.
Dhe pse ai nuk i ndjek në Instagram, nuk mund të themi të njëjtën gjë për çiftin pasi ata vazhdojnë ende ta kenë ‘follow’ Luizin, por kjo mbetet për tu parë në vazhdim.





