Aktori i njohur Chris Evans është martuar gjatë fundjavës me partneren e tij Alba Baptista, sipas Page Six.
Dyshja i thanë “PO” njëri tjetrit, teksa zhvilluan një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Massachusetts, Boston.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, dasma e tyre ishte shumë private saqë të gjithë të ftuarve iu ndalua përdorimi i telefonave.
42 vjeçari dhe 26 vjeçarja, në ditën e tyre më të rëndësishme kishin ftuar familjet dhe miqtë e tyre më të mirë ku ndër ta ishin Robert Downey Jr., Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.
Çifti ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë mes tyre në nëntor të vitit 2022, kur një burim i tha People se prej një viti dyshja ishin në lidhje me njëri-tjetrin.



