12 shtatori është special për Vesa Lumën dhe Big Bastan.
Çifti i njohur sot festojnë 8 vjetorin e martesës së tyre.
Kjo ditë e veçantë sot, ka bërë që reperi shqiptar t’i tregojë gruas së tij sërish se sa shumë e do.
Ai i uroi artistes që edhe në jetën tjetër të jenë bashkë.
Poashtu, Big Basta tha se përgjatë këtyre viteve, Vesa ka qenë shoqja e tij, gruaja dhe mbi të gjitha një nënë e përkryer.

”8 vjet martesë sot në 12 Shtator! Gati një dekade plot dashuri dhe sfida me ortaken time të jetës, të cilën pata fatin hyjnor ta njoh dhe të rritem me të. Të shpreh dashurinë në këtë ditë të shënuar është pak, por uroj shumë që edhe në jetët e tjera të jemi bashkë! Këto 8 vite ke qenë shoqe, grua, ortake dhe mbi të gjitha nënë e përkryer, çka më bën të mos dua gjë tjetër veçse të jem pranë teje dhe të mësoj nga ti, të rrezatoj si ti. Të dua Vesa Luma”



