ava e kaluar duket se nuk ka qënë tepër e mirë për moderatoren e njohur, Alketa Vejsiu. Përmes disa postimeve të bëra në profilon e saj të Instagramit në Insastory, Vejsiu ka publikuar disa foto nga spitali, ku ka treguar se babai i saj ka patur probleme shëndetësore.
Në foton e publikuar në spital, Alketa shkruan: “Ka qënë një javë e vështirë. Jeta është një sfidë”. Ajo më pas ka hedhur një tjetër postim përmes të cilit ka falenderuar doktorët e një spitali në Verona, të cilët janë kujdesur për shëndetin e babait të saj.
“Falenderoj të gjithë mjekët e spitalit “Borgo Roma” në Verona për kujdesin që treguan për babain tim”, ka shkruar bashkangjitur postimit Alketa ku shihet në ambjentet e spitali, teksa mban një maskë në fytyrë.

Por fatmirësisht çdo gja ka përfunduar mirë dhe duket se babai i Alketës gëzon një shëndet të plotë pasi Vejsiu ka publikuar disa foto të tjera, ku shihet teksa feston dhe ngre gotën së bashku me babain e saj.




