Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli prindër për herë të parë? Ja sa javëshe është moderatorja

Fituesi i “BBV” Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito që pas pjesëmarrjes në këtë reality show kanë rrëmbyer zemrat e mijëra fansave shqiptar duke u shndërruar kështu në një ndër çiftet më të dashura nga publiku.

Disa ditë më parë, çifti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara u shfaq me barkun e rrumbullakosur, i cili ra menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.

Ndërsa ditën e djeshme, Luizi shtoi më shumë dyshimet me postimin e tij, ku publikoi foton teksa shfaqej pranë një gruaje shtatzënë dhe krahas imazhit shkroi:

“Rrahjet më të bukura në botë.”

E së fundmim burimet për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se në fakt moderatorja është në pritje të ëmbël. Burimet tregojnë se Kiara është rreth pesë javëshe shtatzënë.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe në instervistat e tyre, çifti e kanë shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë bashkë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X