Këngëtari o njohur Joe Jonas bëhej “shumë i ndjeshëm” kur flitej për Sophie Turner dhe familjen e tyre disa muaj përpara se të njoftonte divorcin e tyre.
“Joe dukej shumë i ndjeshëm, pothuajse i prekshëm, kur pyetej për ndonjë gjë në lidhje me gruan e tij ose të lidhur me familjen, kështu që unë mendoj se gjërat ishin keq shumë kohë më parë”, tregojnë burimet e “Page Six” për sjelljen e artistit.
Anëtari i grupit ‘Jonas Brothers’ dhe ylli i serialit “Game of Thrones” konfirmuan ndarjen e tyre dhe vendimin për t’u divorcuar javën e kaluar pas shumë zërave që po qarkullonin në rrjet.
“Pas katër viteve të mrekullueshme të martesës, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë. Ka shumë spekulime se ‘pse’, por, me të vërtetë ky është një vendim i dyanëshëm dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë privatësinë tonë dhë të fëmijëve tanë”- thuhej në deklaratën e ish-çiftit.
‘Fiksimi’ i aktores për jetën e natës thuhet se ishte shkaku që Joe vendosi të divorcohej nga ajo. “Asaj i pëlqen të festojë, atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme”, tha një burim për TMZ.



