Një situatë e çuditshme ka ndodhur mse Justin Timberlake dhe reperes Megan Thee Stallion.
Ata të dy u shfaqën në një transmetim të drejtpërdrejtë në prapaskenë duke shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin.

Pamjet të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë artisten teksa rregullon flokët e saj para performancës, ndërsa Justin afrohet drejt saj duke i thënë diçka të cilën duket se e ka ‘irrituar’ Megan, duke iu kthyer ashpër teksa i drejtonte gishtin këngëtarit.
Por, çfarë ndodhi në të vërtetë mes tyre?
Siç raportohet, duket se fansat e kanë keqinterpretuar bisedën mes dy artistëe pasi burimet për ‘Variety’ treguan:
“Ai i tha: ‘Sa mirë që të takova ’dhe ajo tha, ‘Jo, jo kjo nuk vlen, kjo nuk llogaritet. Duhet të takohemi siç duhet’.”



