Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Në pesë vjetorin e tyre të martesës, Justin Bieber publikon fotot e rralla me Hailey-n dhe i dedikon fjalët ëmbla

Këngëtari i njohur Justin Bieber dhe parnterja e tij Hailey kanë festuar së fundmi pesë vjetorin e martesës së tyre.

Dhe në këtë ditë të veçantë artisti ka ndarë për ndjekësit disa imazhe të pabulikuara më parë krah modeles, teksa shkroi:

“Për më të shtrenjtën, të dashurën time. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë situatat tona më të vështira. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë zemra ime. Gëzuar përgjithmonë e përgjithmonë. Të dua me gjithë qenien time.GËZUAR 5 VJETORIN!!!”

Postimi përmbante foto të adhurueshme të çiftit, nga puthjet pasionante e deri te darkat me qirinj, duke i kujtuar të gjithëve dashurinë që ata kanë për njëri- tjetrin.

Modelja gjithashtu publikoi një postim të ëmbël dhe të shkurtër në Instagram ku shkruante:

“5, të dua”, shoqëruar nga një yll dhe një emoji zemre. Postimi i saj përfshinte imazhe që kapnin momente të ëmbla nga udhëtimi i tyre, me një foto veçanërisht të Justin- it duke e përqafuar dhe puthur në faqe.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X