Ylli i muzikës, Shakira, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.
Këngëtarja e famshme kolumbiane doli në skenë me energji dhe me disa lëvizje atraktive kërcimi, performancë kjo që u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.
Performanca e plotë është publikuar edhe në “Youtube dhe brenda dy ditësh ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh.
Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të “MTV Video Music Awards”.



